
Lexoni edhe:
Indri përballet me Vanesën: S’të kam thënë të dua
Jessie J ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës në përvjetorin e parë të mastektomisë së saj, operacion të cilit iu nënshtrua pasi u diagnostikua me kancer të gjirit në vitin 2025, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këngëtarja 38-vjeçare publikoi në Instagram një video nga periudha e rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale, duke reflektuar mbi sfidën e saj me sëmundjen dhe duke përcjellë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Indri përballet me Vanesën: S’të kam thënë të dua
Lexoni edhe:
Jessie J kishte bërë të ditur vitin e kaluar se kanceri i gjirit ishte zbuluar në një fazë të hershme, çka i mundësoi nisjen e menjëhershme të trajtimit. Si pjesë e këtij procesi, ajo iu nënshtrua një mastektomie në anën e djathtë.
(Kosova Sot Online)