Adele rikthehet në Londër! Këtë herë ka një arsye të fortë

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 08:05
Adele rikthehet në Londër! Këtë herë ka një arsye të fortë

Adele është njëra ndër këngëtaret më të mira, këtë e ka bërë dëshmuar vet ajo me talentin e saj, stilin e veçantë që këngëtarja trajton këngët e saja e shumëçka tjetër që ka të bëjë me të.

Ajo kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes duke u përfolur shumë për pamjen e saj fizike.

Adele disa muaj më parë, në llogarinë e saj në Instagram ka postuar disa foto ku këngëtarja me vështirësi dallohej se ishte ajo.

Këngëtarja ka humbur shumë peshë, kështu duke u kthyer në forma perfekte.

Ajo ka treguar edhe sekretin e humbjes së peshës, duke treguar se kishte anuluar urgjentisht sheqerin duke mos e konsumuar më askund, as në çaj madje as në kafe.

Ajo ka treguar se në atë kohë ajo kishe konsumuar shumë sheqerin dhe kjo ishte arsyeja pse këngëtarja kishe shtuar shumë në peshë.

Ndërkaq këngëtarja kohët e fundit ka qenë shumë pak aktive në jetën e saj profesionale, por ajo ka premtuar se së shpejti do të publikohet albmumi i saj më i ri.

Adele është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë që është shumë afër realizimit të albumit të saj më të ri. Thuhet se këngëtarja është shumë pranë kompletimit të albumit, i cili po pritet me padurim nga fansat.

Ajo ka qëndruar këto kohë në Amerikë, ku u shfaq edhe në spektaklin Satyrday Night Live. Adele u pa teksa darkonte me një mikeshë në Chiltern Firehouse javën e kaluar, hera e parë që ajo ishte parë në këtë anë të Atlantikut për një muaj.

Së fundmi këngëtarja tha se albumi i saj “nuk është ende gati” dhe tashmë ajo ka ardhur në shtëpi për ta realizuar atë.

Adele si duket nuk po ka dëshirë të ekspozohet shumë, kështu duke qëndruar më në hije por duke punuar fort për albumin e saj më të ri që po pritet me padurim.

Ajo nuk ka qenë në gjendje të publikojë këngë të re, por tashmë është plotësisht e përqëndruar për të realizuar siç duhet çdo pjesë të albumit”, kanë thënë disa burime për “The Sun”. 

(Kosova Sot Online)