Fifi paralajmëron këngën e re

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 17:39
Fifi paralajmëron këngën e re

Filloreta Raçi e njohur për publikun si Fifi, është artiste shumë e pëlqyer për publikun.

Ajo njihet për shumë projekte muzikore, ndërsa nuk janë të pakta edhe tekstet e këngëve që ka shkruar për artistë të tjerë.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi ka paralajmëruar projektin me titull “Ninullë dashnie”, që pritet të publikohet shumë shpejt.

Kënga në fjalë pason projektin shumë të suksesshëm “Përjetësi”, të cilin Fifi e solli në duet me Ermal Fejzullahun.

(Kosova Sot Online)