Ardian Bujupi po përgatit diçka madhështore

  • G.G /
  • 12 November 2020 - 08:54
Ardian Bujupi po përgatit diçka madhështore

Ardian Bujupi është një ndër artistët më të suksesshëm të momentit, jo vetëm brenda trojeve shqiptare. Këngëtari i njohur ka arritur sukses të jashtëzakonshëm edhe në Gjermani, vend në të cilin jeton prej vitesh.

Në 2021-shin ai bën plot 10 vite karrierë muzikore dhe duket se për këtë arritje ka vendosur të përgatisë diçka shumë të madhe për fansat e tij. Këngëtari ka paralajmëruar se ka gati një projekt madhështor, më i rëndësishmi në gjithë karrierën e tij.

“Në vitin 2021 bëhen 10 vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”, ka shkruar Adriani në një postim në Instagram.

Se për çfarë bëhet fjalë nuk e dimë ende, ndaj na duhet të presim dhe pak javë që të zbulojmë gjithçka rreth projektit më të madh të Ardianit. Gjatë këtyre 10 viteve, Bujupi ka publikuar dhjetëra këngë dhe karrierën e tij e ka nisur me videoklipin “Beste” në bashkëpunim me J.b Awa.

Ndërkohë projekti i fundit muzikor i Ardianit është “Juliet”, të cilën ai ka treguar se ja dedikon një dashurie të shkuar dhe të gjithë fansat e kanë kuptuar se bëhet fjalë për modelen indiane, Sabrine Khan.

(Kosova Sot Online)