Jetë e re, pamje e re! Nora duket tjetër njeri

  • G.G /
  • 14 November 2020 - 10:25
Jetë e re, pamje e re! Nora duket tjetër njeri

Ka mjaftuar prerja e disa balukeve që Nora Istrefi të bënte një ndryshim të madh në pamje. Këngëtarja është shfaqur në postimet e fundit në Instagram me këtë pamje të re: flokë të kapura dhe baluke e duhet thënë se i shkojnë shumë.

Këtë mendim ndan edhe motra e saj Era, e cila ka postuar gjithashtu disa video në shoqërinë e të motrës duke treguar se i pëlqen shumë pamja e saj e re. Nora shfaqet e qeshur dhe e lumtur duke lënë të kuptohet se bashkë me Erën janë kënaqur shumë.

Kujtojmë që këngëtarja së fundmi foli si rrallëherë për ndarjen nga Roberti, duke u shprehur se ata e kanë menaxhuar mjaft mirë divorcin e duke mos lejuar që të ndikojë tek vajza e tyre, Renee.

(Kosova Sot Online)