Le të fillojë “countdown”! Nga titulli te data e publikimit: Detajet nga kënga e Dua Lipës dhe Miley Cyrus!

  • E.K /
  • 16 November 2020 - 20:15
Le të fillojë “countdown”! Nga titulli te data e publikimit: Detajet nga kënga e Dua Lipës dhe Miley Cyrus!

Sikundër na paralajmëruan pak muaj më parë Dua Lipa dhe Miley Cyrus po sjellin një super këngë.

Në muajin gusht, këngëtarja shqiptare ka postuar në Instagram një foto me Miley Cyrus dhe Andrew Watt, nga studioja muzikore në Los Angeles. Watt është producent, kitarist dhe muzikant mjaft i njohur dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mileyt. Ai po ashtu ka punuar edhe me Duan, për realizimin e këngës “Break my heart”.

Ndërkohë muajin që lamë pas vajzat kanë xhiruar edhe videoklipin. Miley Cyrus u shfaq në Brooklyn asokohe, teksa Dua u pa për darkë në Big Apple me partnerin Anwar Hadid.

Ndërsa ishte në xhirimin e saj në Brookly-n, Miley u shfaq e lyer me gjak nga mjekra e poshtë dhe e veshur me një korse të ngushtë të zezë për të treguar fizikun e saj elegant.

Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Miley, të titulluar “Plastic Hearts”, nga i cili këngëtarja ka zbuluar listën e këngëve.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, autorja e hitit “We can’t stop” ka zbuluar se projekti i saj dhe i Duas mban titullin “Prisoner” dhe publikohet më 27 nëntor.

Ndërkohë, këngë të tjera janë:

1. WTF Do I Know

2. Plastic Hearts

3. Angels Like You

4. Prisoner feat. Dua Lipa

5. Gimme What I Want

6. Night Crawling feat. Billy Idol

7. Midnight Sky

8. High

9. Hate Me

10. Bad Karma feat. Joan Jett

11. Never Be Me

12. Golden G String

Kujtojmë se Dua dhe Miley kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën, madje shqiptarja e solli në Prishtinë vitin e kaluar në Sunny Hill Festival.

Dua Lipa nga ana tjetër, do të mbajë më 27 nëntor koncertin e saj virtual në STUDIO 2054, nxitur nga kushtet e pandemisë dhe pas shtyrjes së turneut të saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

(Kosova Sot Online)