Brad Pitt fotografohet për herë të parë pas ndarjes

  • A.P /
  • 19 November 2020 - 17:19
Brad Pitt fotografohet për herë të parë pas ndarjes

Brad Pitt dhe modelja, Nicole Poturalski i dhanë fund lidhjes së tyre në tetor, vetëm pak muaj pasi e kishin bërë publike.

Sipas burimeve të “Page Six” marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë shumë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

Ndërkohë Brad është fotografuar për herë të parë në publik pas ndarjes dhe është duke u dukur mjaftë i lumtur. Ai është parë duke shpërndarë ushqime tek disa familje të varfra në Los Angeles.

Aktori ishte veshur shumë thjeshtë me një palë xhinse dhe një bluzë, duke mos harruar as maskën që kohët e fundit është bërë pjesë e garderobës së shumë njerëzve.

Pitt duket se e ka harruar shpejtë marrëdhënien që ka pasur me Poturalskin, sepse si duket aktori e ka ditur që në fillim se gjërat mes tyre nuk do të përfundonin mirë.

Image

(Kosova Sot Online)