Enca Haxhia hap zyrtarisht ‘aplikimet’ për të dashur

  • 22 November 2020 - 17:38
Enca Haxhia hap zyrtarisht ‘aplikimet’ për të dashur

Këngëtarja Enca Haxhia, sapo ka kaluar një periudhë jo të mirë shëndetësore.
Ajo tregoi para pak kohësh që një incident i ndodhur, i shkaktoi një thyerje të kyçit të këmbës.

Mirëpo, duket se këngëtarja është rikuperuar pasi vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, përmes një postimi të bërë në Instagram, ajo ka bërë me dije se po kërkon një të dashur.

Enca ka shkruar se të gjithë "të interesuarit" mund t'i dërgojnë në mesazhe aplikimet dhe arsyet pse duan të jenë i dashuri i saj.

Rikujtojmë, që së fundmi, Enca festoi 25-vjetorin e lindjes me një festë përrallore, në të cilën mblodhi miqtë e njerëzit e saj më të afërt.

(Kosova Sot Online)