Megan Fox merr gjithë vëmendjen kur ngjitet në skenë

  • G.G /
  • 23 November 2020 - 10:26
Megan Fox merr gjithë vëmendjen kur ngjitet në skenë

Megan Fox nuk është turpëruar për të shprehur ndjenjat e saj për të dashurin Machine Gun Kelly dhe anasjelltas.

Por zogjët e dashuruar ende nuk e kanë bërë zyrtare romancën e tyre, për shkak të pandemisë së vazhdueshme Covid 19.

Megan u shfaq me një fustan satën kur u shfaq në tapetin e kuq të American Music Awards.

Ajo u shfaq me të dashurin e saj, duke i treguar mbështetjen e saj për performancën e tij të drejtëpërdrejtë.

(Kosova Sot Online)