Almeda dhe Tolgahan sërish prindër

  • G.G /
  • 25 November 2020 - 10:45
Almeda dhe Tolgahan sërish prindër

Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman do të bëhen sërish prindër.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë bukuroshja përmes një postimi në rrjete sociale.

Krah Tolgës, me dorën në stomak, çifti kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë në jetë “bebja numër 2”.

1 vit e gjysmë më parë, në maj të 2019-ës Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit, Efehan.

Ndërkaq, të paktën tani për tani, gjinia e foshnjes së dytë nuk është bërë e ditur.

(Kosova Sot Online)