Maluma ka gati super bashkëpunimin e radhës!

  • E.K /
  • 03 December 2020 - 08:50
Maluma ka gati super bashkëpunimin e radhës!

Maluma është një nga këngëtarët më të mirë ndërkombëtar dhe kjo s’do mend. Duke qenë se prodhon vetëm hite, edhe fansat duan këngë mundësisht çdo muaj.

Në fakt kolumbiani është tejet aktiv dhe këtë s’e mohojmë dot. Teksa ende nuk ka shijuar sukseset e këngës me The Weeknd e J Lo, ai po vjen me një tjetër duet.

Këtë herë ai ka bashkuar forcat me Piso 21, për këngën që do publikohet ditën e nesërme.

Dy artistët kanë ndarë një sekuencë nga videoklipi në rrjetet sociale dhe duhet të përgatitemi për perlën e radhës.

Pak ditë më parë, “Hawai” ka arritur gjysmë miliardi klikime në 4 muaj. Këngëtari latin ka ndarë një foto nga kënga në “Youtube” dhe ka treguar se ka mbetur i befasuar që është 500 milionë herë.

(Kosova Sot Online)