VIP, VIP, po kjo s’do të thotë që Dua s’do bukë e qofte

  • G.G /
  • 08 December 2020 - 10:18
VIP, VIP, po kjo s’do të thotë që Dua s’do bukë e qofte

Dua di të ndezë skenën me këngët e performancat e saj plot shkëlqim, por jashtë kamerave, ajo është si gjithë shqiptarët e tjerë që sado të tregohen të kujdesshëm me regjimin ushqimor, sado sqimëtarë e nazelinj të jenë, një pjatë me suxhuk e qofte nuk do t’i rezistonin dot kurrë.

Dhe këtë e vërtetojnë postimet e fundit në rrjete sociale të saj dhe Anwarit. Çifti së bashku me miqtë e tyre kanë shkuar në një restorant shqiptar në New York dhe janë kënaqur me kuzhinën shqiptare.

Dua po e po, por edhe Anwar, i cili duket shumë i kënaqur me bukën me qofte.

Në një foto tjetër, shihet se ata kanë provuar edhe disa gatime të tjera tradicionale, siç është fli.

(Kosova Sot Online)