Mimoza Mustafa sot feston ditëlindjen - ja si e uron Shkumbini

  • A.P /
  • 08 December 2020 - 20:33
Mimoza Mustafa sot feston ditëlindjen -  ja si e uron Shkumbini

Këngëtarja Mimoza Mustafa përveç muzikës që kultivon, ndër vite është shquar edhe për elegancën e saj, të cilës në çdo paraqitje i kushton rëndësi, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sot më shumë se asnjëherë Mimoza ka arsye për të qenë e lumtur.

Pikërisht sot këngëtarja feston ditëlindjen dhe mbush plot 46 pranvera.

Image

Në këtë ditë të veçantë për të, s'kishte si të mungonte dhe urimi i bashkëshortit të saj, producentit Shkumbin Kryeziu, i cili përmes një fotografie e ka uruar bashkëshorten e tij me këto fjalë: 

Urimin për ditëlindjen tënde po e filloj kështu e dashur Mimozë :

Stuhi yjesh na takuan

Pabesueshëm si në përrallë

Plenet të ngrohtë ne kërkuam

Fole për dashuri të rrallë

Si meteor na rahën ditët

Të na thyejn s'munden dot

Me butësi i ngrohëm vitet

Të jem dritë jo natë jo lot

Shi më je ,fresk dhe blerim

Dritë mëngjesi, vesë mbi gurë

Më je diellë që sjellë shkëlqim

Mbi humnerë më bëhesh urë ...

Të bekuar jemi ne që të kemi ,grua dhe nënë e dashur e Rozafës dhe Bojkenit.

(Kosova Sot Online)