Para jush Tayna me një look të ri!

  • G.G /
  • 16 December 2020 - 15:22
Para jush Tayna me një look të ri!

Ose Tayna është komplet e pavendosur për pamjen e saj ose i pëlqen shumë që të eksperimentojë! Le të pranojmë që nisur nga faktet, peshorja anon pak më shumë nga ana: “I pëlqen që të eksperimentojë.”

Këngëtarja siç është në një foto, nuk është në një tjetër, duke u shfaqur gjithmonë e më sexy! Ndryshimin drastik ajo e bën kryesisht me flokët, që për hir të së vërtetës kanë një impakt shumë të madh në ndryshimin e imazhit të një personi.

Së fundmi Tayna ka publikuar një video në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet sërish me një model të ri flokësh. Këtë herë përveç ballukeve, ajo ka ndryshuar edhe gjatësinë e flokëve, duke i prerë deri tek qafa.

Nuk e dimë nëse ky ndryshim në look përkon edhe me projektin e saj të ri, apo thjesht Tayna kishte nevojë për eksperimentin e radhës. Kujtojmë se reperja ka bërë me dije se të enjten në orën 20:00 do publikohet kënga e saj e re.

Projekti i fundit i Taynës është “Qe qe”, që rezultoi një mega sukses dhe vijon ende të dëgjohet shumë.

Pak javë më parë, menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli në një prononcim për “iconstyle.al” bëri me dije se Tayna ka gati edhe dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emra.

Për shkak të pandemisë videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, por shpresojmë që shumë shpejt të mësojmë se çfarë po na gatuan Tayna.

E teksa po le pas një vit suksesi, 2021 pritet të jetë edhe më flakë për Taynën. Reperja e njohur është gati të kthejë në muzikë një nga artistët më të preferuar të pulikut shqiptar, Flori Mumajesin.

Shumë shpejt ajo do të vijë në bashkëpunim me Florin dhe kënga duket se është gati e tani kanë mbetur vetëm xhirimet e videoklipit. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Rinori .

Ndërkohë së fundmi në rrjet ka nisur të qarkullojë një duet mes Taynës dhe Mozzik, që pritet të publikohet së shpejti. Kënga ka dalë nga studioja para kohe dhe tani ka mbetur vetëm që dy reperët ta nxjerrin zyrtarisht.

Nga videoja e publikuar në rrjete sociale duket se ajo titullohet “Pram” dhe tani fansat po presin me padurim t’i shohin sërish bashkë në një videoklip bashkë Taynën dhe Mozzik.

(Kosova Sot Online)