Gigi Hadid ndryshon “look” pas kaq shumë kohësh dhe po duket si një adoleshente!

  • G.G /
  • 17 December 2020 - 11:22
Gigi Hadid ndryshon “look” pas kaq shumë kohësh dhe po duket si një adoleshente!

Modelja e famshme Gigi Hadid dhe këngëtari i njohur Zayn para disa kohësh janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.

Çifti ka vendosur që vajzën ta mbajnë të fshehtë duke mos preferuar kështu të tregojnë profilin e saj.

Ndërkaq ka shumë pak kohë që Gigi ka sjellur në jetë një fëmijë dhe ajo po duket më në formë se kurrë.

Këtë e ka treguar përmes disa fotove që ajo ka postuar në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi ajo ka bërë një ndryshim në pamje duke i dhënë një freskim flokëve të saj.

Ajo i ka prerë ato duke i lënë disa fije përballa ballit në formë të ballukeve dhe si duket ky ndrishim i ka pëlqyr shumë edhe fansave të saj.

(Kosova Sot Online)