Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj si e ftuara speciale e Jimmy Fallon

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 13:42
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj si e ftuara speciale e Jimmy Fallon

Dua Lipa ishte e ftuara e Jimmy Fallon për edicionin e Krishtlindjeve.

Pak ditë na ndajnë nga festat e fundvitit, ndërsa këtë vit ato do të festohen më ndryshe se viteve tjera.

Dua Lipa këtë vit po korr sukses të paparë, përveç se fitoi çmime të ndryshme, organizoi koncertin virtual ajo së fundmi ishte e ftuar si mysafire e Jimmy Fallon

Krishtlindjet po vijnë dhe para se të performojë në Saturday Night Live këtë fundjavë, Dua Lipa u ngroh me një këngë të veçantë të festave së bashku me Jimmy Fallon.

Dua u nominua për gjashtë ‘Grammy Awards’ në nëntor, për albumin e saj të vlerësuar “Future Nostalgia”.

Nominimet e saj përfshijnë “Albumin e Vitit”, “Rekordin e Vitit”, “Këngën e Vitit” dhe “Performancën më të mirë Pop” për “Dont Start Now”.

Ajo është gjithashtu e nominuar për “Performancën më të mirë Pop Duo” dhe “Albumin më të mirë Vokal Pop”.

(Kosova Sot Online)