Vështirë ta njihni! Getinjo publikon foton nga adoleshenca dhe duket kaq ndryshe nga sot

  • G.G /
  • 18 December 2020 - 16:30
Vështirë ta njihni! Getinjo publikon foton nga adoleshenca dhe duket kaq ndryshe nga sot

Getinjo i rikthehet herë pas here kujtimeve të fëmijërisë dhe shpesh e kemi parë të publikojë foto të vjetra në të cilat shfaqet me Mozzik. Ndërsa ditën e sotme ka postuar një foto që nuk e kishim parë kurrë ndonjëherë, të shkëputur nga fazat e para të adoleshencës.

Reperi e ka publikuar në Instagram foton në fjalë dhe ka treguar se ajo është realizuar rreth viteve 2005-2006. Nëse bëjmë një krahasim, sot Getinjo duket shumë më ndryshe, sepse që prej asaj kohe kanë kaluar 15 vite. Ai e ka cilësuar veten origjinal, duke qenë se dhe imazhin e ka shoqëruar me këtë shkrim.

Asokohe Getinjo duhet të ketë qenë edhe në hapat e parë të repit, sepse ai dhe Mozzik kanë treguar se e kanë pasur pasion muzikën që kur kanë qenë të vegjël. Sot dy vëllezërit janë ndër artistët më të suksesshëm në treg dhe çdo këngë që kanë realizuar është kthyer në hit.

Kujtojmë se kënga më e fundit që ata kanë realizuar bashkë është “El Chapo”, me të cilën kanë kapur deri më tani mbi 6 milionë klikime.

https://www.youtube.com/watch?v=kEcjoPtCpzU&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)