Çka i tha Arta në vesh Butrintit?

  • G.G /
  • 25 December 2020 - 12:52
Çka i tha Arta në vesh Butrintit?

Pak ditë më parë, këngëtari Butrint Imeri publikoi projektin e tij të ri muzikor.

“Phantom” është kënga që rezultoi tejet e suksesshme dhe mori vëmendje mes tjerash edhe për klipin e saj.

Me protagonist Arta Nitajn, pjesa kulminante e klipit përfshinte përshpëritjen në vesh nga bukuroshja tek Butrinti.

E një moment nga prapaskenat e ka ndarë Butrinti. Në të Arta “prish” pjesën e xhirimit duke qeshur.

Në InstaStory, Butrinti është shprehur:

“Ju keshke kur e menojke çka ka me m’thanë në vesh”.

Çfarë mund të ketë thënë bukuroshja vallë? 

(Kosova Sot Online)