Detaje: A u kapë apo jo Shpat Kasapi me drogë?

  • A.P /
  • 28 December 2020 - 13:06
Detaje: A u kapë apo jo Shpat Kasapi me drogë?

Para një muaji, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Arian Grubit, këngëtari Shpat Kasapi, është kapur me kokainë. Por, persona të afërt me këngëtarin, po thonë se këto janë shpifje politike.

Burime të afërta të këngëtarit, kanë deklaruar se nuk janë të vërteta këto lajme.

Sipas tyre, këngëtari është fetar dhe vetë feja islame i ndalon dhe demanton këto gjëra.

“Në radhë të parë, Shpati është fetar dhe para tri ditëve kurorëzoi lidhjen e tij me Selvijen në një ceremoni të fesë islame! Janë shpifje politike dhe mediale! Shpati është në Tiranë, në xhirime të emisioneve për Vitin e Ri! Vetëm feja islame i demanton këto shpifje”, kanë thënë këto burime.

Ndërkohë, mediat në Maqedoni kanë raportuar gjatë ditës së sotme se Shpat Kasapi, i cili është këshilltar i zëvendëskryeministrit Artan Grubi, është kapur me drogë të llojit kokainë para një muaji në lagjen “Gjorce Petrov”.

Sipas mediave atje, Kasapi është arrestuar dhe ndaj tij është ngritur padi. Ai është liruar, por ndaj tij do të fillojë gjykimi së shpejti.


(Kosova Sot Online)