Përpiquni të mos qani me këngën e re të Flori Mumajesit
Flori Mumajesi është rikthyer me një baladë në këtë fundvit, pas një pauze të gjatë.
Ka kaluar një kohë e gjatë prej kur kantautori shqiptar Flori Mumajesi ka publikuar ndonjë këngë të re.
E tani, pikërisht në ditët e fundit të vitit, Flori ka vendosur të ndajë me fansat e tij projektin e shumëpritur.
Megjithatë, ky është një projekt ndryshe!
Flori ka realizuar me videoklip një këngë e cila është dedikim, si duket për personat e dashur që humbin jetën nga kanceri i gjirit.
Në postimin për këngën, Flori shkruan: “Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”
Kjo është “Dhemb” nga Flori Mumajesi me videoklip.
https://www.youtube.com/watch?v=2HTm-jlwEPo&feature=emb_title
(Kosova Sot Online)