Dafina Zeqiri: E lumtur që e pati suksesin edhe kur ‘Instagram-i’ nuk ekzistonte

  • G.G /
  • 04 January 2021 - 09:59
Dafina Zeqiri: E lumtur që e pati suksesin edhe kur ‘Instagram-i’ nuk ekzistonte

Fillimi i janarit e ka gjetur Dafina Zeqiri paksa nostalgjike për projektet e saj muzikore të realizuara 14 vite më parë, ndonëse kanë kaluar shumë pak ditë nga kënga e fundit në bashkëpunim me Ylli Limanin. Pavarësisht suksesit që e ka prirur në cdo projekt, Dafina mbetet mirënjohëse më shumë për çmimet dhe mbështetjen e publikut atëherë kur rrjetet sociale nuk kishin këtë ndikim që kanë sot.

“Çmimi i dytë i ministrisë së kulturë shkon për rrallë e përmall, Dafina Zeqiri. 14 vite. Jam e lumtur që kam pasur mbështetjen e vërtetë. Pa Instagram, pa Youtube, pa pëlqime. Thjesht audienca dhe unë”, ka shkruar Zeqiri, të cilës duket se i mungojnë ato kohë.

Ne nuk e dimë se cilën periudhë ka shijuar më shumë Dafina, megjithatë duket se vlerësimi i marrë vite më parë kur epoka e ‘Instagramit’ nuk ekzistonte ka qenë më i vlefshëm për të.

(Kosova Sot Online)