Pas 3 muajve martesë ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram!

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 13:49
Pas 3 muajve martesë ata nuk e ndjekin më njëri tjetrin në Instagram!

Në muajin tetor reperi shqiptar, S4MM i dha fund beqarisë në një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish.

Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, u martuan në Belgjikë dhe gjithë ceremonia që organizuan ishte shumë e thjeshtë.

Filis u vesh me një fustan të shkurtër të bardhë, ndërsa reperi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.

Pas dasmës madje u përfol se Filis ishte shtatzënë, sepse në disa imazhe barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur.

Kaq mjaftoi që fansat të besonin se ajo ishte në pritje të ëmbël, por ky lajm nuk u konfirmua kurrë nga çifti.

Mirëpo së fundmi ndjekësve të tyre ju ka bërë përshtypje diçka tjetër që i ka bërë kështu të dyshojë se dyshja mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënie.

Nga një kontroll në adresat e tyre në Instagram shihet se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. S4MM nuk është pjesë e listës të personave që ndjek Filis, e as reperi në listën e personave që ndjek Filis.

Por nga ana tjetër Filis vazhdon të ketë në profilin e saj të gjitha fotot e dasmës.

(Kosova Sot Online)