Ndryshimi i madh i modeles së famshme, shihet duke kërkuar ushqim në kosh të plehrave

  • G.G /
  • 14 January 2021 - 11:57
Ndryshimi i madh i modeles së famshme, shihet duke kërkuar ushqim në kosh të plehrave

Ish gruaja e aktorit të ‘Baywatch’, Jeremy Jackon, është fotografuar së fundmi duke mbledhur gjëra në koshin e mbeturinave në rrugë.

Ish-modelja e fitnesit, Loni Willson, u kap mat nga paparaci në rrugët e Kalifornisë, ajo ka qenë e pastrehë që nga viti 2016 dhe vazhdon të vuajë nga varësia ndaj drogave, dhe shëndetit mendor.

Willson futi të gjitha sendet e saj në një karrocë, ajo i tha “The Sun”, që ishte mirë dhe nuk kishte pasur asnjë kontakt me Jackson në vitet e fundit.

“Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi, jam mirë. Nuk dua të më ndihmojë askush.”

Loni ishte martuar me Jeremy nga 2012 deri në divorcin e tyre të trazuar në 2014. Ajo një herë akuzoi aktorin se po përpiqej ta mbyste atë me zemërim të dhunshëm.

“Nuk kam telefon celular. Unë kam ushqim dhe kam një vend për të fjetur. Unë marr para këtu dhe atje dhe ka ushqim në kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë këtu”, tha ajo.

Loni, e cila dikur zbukuronte ballinën e revistës Australian Glam Fit, dukej se po i mungonin dhëmbë të shumtë.

(Kosova Sot Online)