Dua Lipa shtatzënë për herë të parë? Postimi i saj “çmend” gjithë fansat

  • G.G /
  • 14 January 2021 - 12:19
Dua Lipa shtatzënë për herë të parë? Postimi i saj “çmend” gjithë fansat

Dua Lipa është arratisur prej disa ditësh për pushime me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Çifti i famshëm kanë zgjedhur të pushojnë në Meksikë dhe këto kohë kanë publikuar shpesh foto nga këto ditë relaksi.

Mirëpo së fundmi fansave ju ka tërhequr vëmendjen një postim i Dua Lipës, që i ka bërë të gjithë të aludojnë se ajo është shtatzënë për herë të parë. Artistja me origjinë shqiptare ka postuar në Instagram dy foto të saj veshur me një fustan jeshil. Këto imazhe ajo i ka shoqëruar me figurën e biberoni me qumësht, një arushi dhe një fëmije si engjëll. Menjëherë pas kësaj, fansat kanë nisur të dyshojnë se ajo është shtatzënë dhe në këtë mënyrë po përpiqet të japë disa shenja në publik.

“Oh zot një bebe”, ka komentuar dikush. Ndërsa një tjetër ka komentuar, “Ajo është shtatzënë” dhe një ndjekës ja ka pasuar: “Të njëjtën gjë po mendoja dhe unë”.

Mirëpo pas këtyre komenteve Dua duket se është penduar dhe i ka fshirë menjëherë të gjitha figurat duke e lënë foton e saj pa asnjë përshkrim. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë këngëtaren drejt këtij veprimi, por kjo gjë po i shton akoma më shumë dyshimet e fansave të saj për një shtatzëni të mundshme.

(Kosova Sot Online)