A ju kujtohen Esmeralda dhe Hose Armando!

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 20:00
A ju kujtohen Esmeralda dhe Hose Armando!

"Esmeralda" e realizuar në vitin 1997, mbetet një prej telenovelave më të sukseshme meksikane, e cila u transmetua në shumë vende të botës, përfshirë këtu edhe Republikën e Kosovës, ku u pëlqye shumë nga publiku, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".


E shpallur edhe si telenovela më e mirë e vitit 1998, protagonistët e saj kryesor ishin Esmeralda dhe Hose Armando, dashuria e të cilëve pas shumë peripecive pati një fund të lumtur.

Image

Po çfarë bëjnë sot aktorët e njohur, për kureshtarët, "Kosova Sot Online", ju sjell informacione të padëgjuara më parë në mediat shqiptare...

Image

Esmeralda - emri i vërtetë i së cilës është Leticia Calderón (1968), sot është 51 vjeçare, ka qenë e martuar dy herë, por fatkeqësisht bashkshortët i kanë ndërruar jetë.

Derisa nga martesa e parë, ajo ka dy fëmijë: Luciano Collado dhe Carlos Collado.

Image

Edhe pse kanë kaluar vite, ajo edhe më tutje vazhdon ta ruajë imazhin e Esmeraldës, pasi edhe sot duket shumë në formë dhe vazhdon ta ushtrojë profesionin e saj si aktore.

Ndryshe prej kolegës së tij Leticias, Hose Armando, apo aktori i preferuar i shumë femrave Fernando Colunga Olivares (1966) ka preferuar të mbetet edhe më tutje beqar.

Image

Edhe pse 53 vjeçar, ai vazhdon të ketë një paraqitje të mirë fizike, që ia ka hapur shumë dyer për të luajtur role nga më të ndryshmet.

Gjatë karrierës, ka fituar shumë çmime, në mesin e tyre edhe si aktori më i mirë.

Image

Pavarësisht viteve, edhe sot kënga e serialit "Esmeralda", vazhdon të dëgjohet më ëndje nga publiku, e ne padyshim ua sjellim edhe njëherë në kujtesë.

 

(Kosova Sot Online)