Ish-dashnori i Gentës ndahet nga gruaja e dytë?

  • G.G /
  • 16 January 2021 - 13:12
Ish-dashnori i Gentës ndahet nga gruaja e dytë?

Muzikanti Milot Binaku dhe bashkëshortja e tij Vjosa Shehu u përfolën një kohë për kinse ndarjen e tyre.

Kjo pasi ai nuk shihej më me Vjosën, teksa postonte fotografi në rrjetet sociale i vetëm.

Ndërkohë që pati zëra se gjërat mes tyre më nuk funksiononin duke ngritur dyshime më të mëdha.

Kurse këto thashetheme çifti i hodhën poshtë disa herë, ndonëse jo me imazhe të përbashkëta at u panë në ditëlindjen e vajzës së tyre Ira.

Çifti festonin si çdo familje, duke u argëtuar pa ngjallur ndonjë dyshim.

Se gjithqka po shkon si është më së miri e dëshmon fotografia e fundit e bashkëshortes së tij Vjosës.

Në prehër të Milotit, ajo duket tejet e lumtur teksa kanë realizuar foto të fundvitit.

Duke parë një marrëdhënie kaq normale dhe të lumtur, sigurisht që lind pyetja: Kush i ndau, duke qenë bashkë Milotin e Vjosën?

(Kosova Sot Online)