A e rrahu Ramush Haradinaj: Anita tregon detaje të pazbuluara

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:25
A e rrahu Ramush Haradinaj: Anita tregon detaje të pazbuluara

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe partnerja e tij Anita, janë një ndër çiftet më të njohur e të komentuar në media e rrjete sociale. Tepër aktive në Instagram, bashkëshortja e ish-kryeministrit nuk na i kursen herë pas here pozat e tyre të ëmbla në rrjete sociale.

Mbrëmjen e sotme Anita ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ka treguar 5 mënyra se si e përkëdhel Ramushi.  Sportive si gjithmonë ajo na zbuloi se cilat ishin këto 3 mënyra.

“E para thjesht më kap surratin dhe më puth, e dyta: “Kur jam duke ecur, më jep edhe ndonjë shpullë” … (duke iu referuar të pasmeve), ndërsa e treta më thotë “Zemër, shpirt, këto të zakonshmet ”, përfundoi duke qeshur Anita Muçaj Haradinaj.

Sakaq, Anita është pyetur edhe rreth zënkës së fundit dhe mërisë më të gjatë me Ramushin, por refuzoi t’i përgjigjej pyetjes.

Image

Kujtojmë se në verë ata u vendosën në qendër të vëmendjes pasi u raportua  se në Urgjencën e Prishtinës ishte paraqitur e rrahur bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita. Sipas mediave në Kosovë, ish-kryeministri kishte ushtruar dhunë ndaj saj për motive të paqarta.

Po ashtu, asokohe thuhej se në shtëpinë e ish- kryeministrit ka mbërritur një ekip mjekësh, por Ramushi ka pranuar që vetëm dy prej tyre të futen brenda dhe të merren me mjekimin e Anitës. Sipas mediave mjekët nuk pranuan që të dilnin publikisht për rastin në fjalë edhe pse kanë qenë vetë ata që kanë konfirmuar se Ramush Haradinaj ka rrahur gruan e tij.

Mirëpo, Anita e ka mohur gjithnjë këtë lajm, si në rrjetet sociale, ashtu edhe në intervista.

(Kosova Sot Online)