Këngëtari shqiptar thotë se do puthte në buzë Ledri Vulën!

  • A.P /
  • 17 January 2021 - 09:28
Këngëtari shqiptar thotë se do puthte në buzë Ledri Vulën!

Kur Genc Salihu mori pjesë në rolin kryesor të filmit “Martesa” në vitin 2017, buja që bëri në atë kohë vazhdon ta ketë jenohën edhe sot pas disa vitesh. Në film shtjellohet dashuria homoseksuale gjatë Luftës së Kosovës, nëpërmjet një trekëndëshi, dy djemve dhe një femre. Genc Salihu, ish-trajneri i “The Voice of Albania”, ka kaluar pesë vite të jetës së tij duke xhiruar këtë film, ku del në pah dashuria e burrit për burrin e duke përçuar mesazhin se kjo ndjenjë nuk njeh gjini.

Disa kohë më parë, i ftuar në “E Diell” ai tregoi se bashkëshortja e tij Kaltrina Krasniqi e ka kuptuar këtë skenë, nisur nga fakti se është regjkisore. Kujtojmë se në dhjetor të 2017-s, filmi “Martesa” mori 2 çmime në Estoni në festivalin “Tallinn Black Nights” ndërsa për Gencin, ky ka qenë një rol që i ka dhënë atij mundësinë për të përjetuar lirinë seksuale.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, këngëtari ka bërë një deklaratë të fortë në “Shiko kush luan”. Në sfidën “Ndaje ose pije” Gencit iu bë kjo pyetje: “Roli juaj në filmin “Martesa”, ku jeni puthur në buzë me një mashkull është komentuar shumë në media. Por ne sot në “Shiko Kush LUAN” duam të dime emrin e një mashkulli tjetër VIP shqiptar që do ripërsërisje një puthje në buzë në një tjetër rol kinematografik dhe emrin e vajzës VIP shqiptare që do doje të luaje një skenë erotike. Ndaj me ne sonte dy emra ose pije!”

Image

Saliu vendosi të jepte një përgjigjej dhe jo të pinte dhe mashkulli VIP shqiptar që ai zgjodhi për të puthur në buzë ishte reperi i njohur Ledri Vula.

E njëjta pyetje i është bërë edhe për një personazh VIP femër dhe ai zgjedhur Ledina Çelon.

(Kosova Sot Online)