Stresi: 'Nuk më ha k. për asnjë, le të lehin kylyshat'

  • A.P /
  • 22 January 2021 - 18:00
Stresi: 'Nuk më ha k. për asnjë, le të lehin kylyshat'

Mesa duket kënga që Noizy ka publikuar disa ditë më parë ka shkaktuar mjaft zhurmë mes reperave. Kënga e tij “1 herë e mirë (Vaksina)”  ka patur mjaft sukses, ku vetëm brenda disa ditëve ka marrë më shumë se 3 milion klikime në Youtube. Përmes kësaj kënge Noizy ia ka treguar vendin të gjithë kundërshtarëve të tij në rep .

Reperi Stresi i cili njihet edhe si kundërshtari i Noizyt përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se nuk merr personalisht asnjë diss sepse nuk e ka bërë veten dhe nuk ka punë me askënd. Madje ai i ka uruar suksese të gjithëve dhe ka kërkuar të bëjnë muzikë pa përmendur familjen e askujt.

 “Po foli i funit: Janë msu publiku dun dhun, dun lojra, dun Instagram, dun folloëers. Mu s’më ka hangër e as nuk më ha për asnji sa për repera. Kom hec me respekt e kam bo mirë kudo. Unë nuk gjej veten në asnjë diss sepse nuk e kam bo veten. Ndryshe kush dojn beef me mu I sëear sa për personal e mirëpres pa hezitu. Kështu që shut ju gojorsa sun na shtini mo si përpara. Suksese krejtve, leni familjet anash boni hite me talent, realitet po mos prekni familjet askujt. Le t’lehin klyshat”, ka shkruar Stresi.

Image

(Kosova Sot Online)