Jennifer Lopez sjell imazhe nga prapaskenat e inaugurimit

  • G.G /
  • 21 janar 2021 - 12:54
Jennifer Lopez sjell imazhe nga prapaskenat e inaugurimit

Jennifer Lopez dje (e mërkurë) ka qenë një nga yjet që ka performuar në inaugurimin e presidentit të ri, Joe Biden.

Pas interpretimit të mahnitshëm në ngjarjen historike, krijuesja e hitit “I’m Real”, 51 vjeçe, ka ndarë në Instagram disa fotografi përkrah të fejuarit Alex Rodriguez, të cilat i ka realizuar në shkallët e ndërtesës së Kapitolit.

E kuruar në ansamblin e bardhë, Jennifer dukej e mrekullueshme përpara se të bashkohej më pas në imazhe të tjera me ekipin e saj.

J.Lo bëri një shikim tërheqës para kamerave dhe po qëndronte e shtrirë në krahët e partnerit.

Alex në anën tjetër dukej edhe më krenar gjersa mbërtheu krahët përreth të fejuarës së tij super yll, e cila vazhdoi të pozonte me shumë stil.

Ylli amerikan zgjodhi një pallto të bardhë të markës ‘Channel’ e një bluzë të tejdukshme të mbërthyer rreth qafës e po ashtu pantallona shkëlqyes të së njëjtës ngjyrë.

Lopez ndërkohi interpretoi “This Land Is Your Land” dhe “America The Beautiful”, të cilat u vlerësuan mjaft shumë nga ndjekësit e rrjeteve sociale dhe nuk besuan se do arrinte kaq nota të larta gjatë këndimit.

(Kosova Sot Online)