Etapa e flokut të kuq përfundoi këtu! Bebe Rexha bën një tjetër ndryshim në look!

  • G.G /
  • 22 January 2021 - 16:43
Etapa e flokut të kuq përfundoi këtu! Bebe Rexha bën një tjetër ndryshim në look!

Megjithëse ishim mësuar ta shihnim bjonde, të gjithë u habitëm kur këngëtarja Bebe Rexha u shfaq në Instagram duke lyer vetë flokët e saj në ngjyrë të kuqe.

Super e vendosur për një ndryshim kaq drastik, ajo ndau të gjithë procesin me fansat e saj dhe sigurisht që pozat si kokëkuqe nuk munguan.

Këngëtarja shqiptare duket se e shijoi shumë këtë etapë “të kuqe” të jetës së saj, mirëpo erdhi koha për të bërë sërish ndryshime.

Duket se Bebes i doli përsëri nga qejfi e kuqja dhe iu rikthye ngjyrës së flokëve të cilës i ka qëndruar besnike prej vitesh, bjondes.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se po i rikthehet look-ut të mëparshëm dhe duket e lumtur për këtë.

“Vendosa të jetoj përsëri në botën e bjondeve. Ndihem më shumë vetja. Ju dua”- ka shkruar Bebe krahas postimit.

Së fundmi, këngëtarja shqiptare ka realizuar një video të veçantë për “Esquire”, ku ka treguar pjesët e veçanta dhe të preferuara të shtëpisë, teksa ka treguar një nga erëzat më të veçanta që ka në shtëpi. Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,– ka thënë Bebe Rexha.

Ndër të tjerash, përgjatë videos, 31-vjeçarja ka veçuar si një nga gjërat më me vlerë në shtëpinë e saj certifikimin “Diamond” për hitin e saj “Meant to be”, si dhe çmimin e fituar në MTV Video Music Awards 2019.

https://www.youtube.com/watch?v=j2jlyNVJQHI&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)