Dy aktorët e njohur bëhen sërish bashkë

  • G.G /
  • 23 January 2021 - 09:57
Dy aktorët e njohur bëhen sërish bashkë

Aktorët e njohur turq, Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün janë bërë sërish bashkë për projektin e radhës.

Ata do të luajnë bashkë në serialin turk shumë të shikuar të momentit “Sefirin Kizi”.

Kjo pasi, Neslihan Atagül, do të largohet nga seriali për shkak të problemeve shëndetësore.

Tuba, përmes një postimi në rrjetin social Instagram është shprehur shumë e lumtur që do t’i bashkohet serialit.

“Po filloj një udhëtim të njohur por krejt të ri. Ish-partneri im i dashur (në kinematografi) skenaristi Engin, shoqja ime Eylem dhe Emre, të cilin e kam takuar në vitet e para në këtë sektor. Kam kënaqësinë për të punuar përsëri me Star TV, i cili ka pritur shumë projekte më parë, ndiej entuziazmin e takimit me ju me një karakter krejt të ri. Shpresoj të jetë një përvojë e paharruar. Shihemi së shpejti”, ka shkruar aktorja.

Engin Akyürek dhe Tuba Büyüküstün kanë luajtur bashkë në serialin e njohur “Diamante dhe dashuri” .

(Kosova Sot Online)