Ja si dolën të veshur në Hollywood Dua dhe Anwar

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 12:53
Ja si dolën të veshur në Hollywood Dua dhe Anwar

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar u panë rrugëve të Hollywood.

Dhe Dua Lipa shfaqi stilin e saj edhe në rrugë të mërkurën pasdite, ndërsa doli me të dashurin e saj Anwar Hadid për një shëtitje me qenin e tyre në Hollywod-in perëndimor, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja, 25 vjeçare, dukej tipike në trend e veshur me një bluzë të shtypur grafike me ngjyrë jeshile, të cilën ajo e kombinoi me xhup ngjyrë rozë.

Krijuesja e hitit “Prisoner”, duket se ndjehet e rehatshme në një palë atlete të bardha dhe çorape të zeza, ndërsa ecte përgjatë një trotuari.

Dua kombinoi maskën e saj të fytyrës me ansamblin e saj rozë, ndërsa i mbante flokët e saj të lidhur me një llastik.

(Kosova Sot Online)