Sa kushton nata në hotelin luksoz ku po qendron Marina dhe Getoari!

  • A.P /
  • 03 February 2021 - 21:05
Sa kushton nata në hotelin luksoz ku po qendron Marina dhe Getoari!

Çifti i njohur, Getoar Selimi dhe Marina Vjollca kanë nisur pushimet ditën e djeshme. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, ata kanë zbuluar se destinacioni i zgjedhur është Italia.

Çifti shumë i dashur  për publikun, kanë preferuar pikërisht qytetin e Milanos, ndërsa kanë vendosur të qëndrojnë në një hotel luksoz.

Çmimet në “Armani Hotel” për një natë variojnë nga 500 më e lira, deri në 5000 euro më e shtrentja.

Mirëpo, pavarësisht vendqendrimit, dyshja nuk kanë treguar nëse ky udhëtim është vetëm për qejf apo edhe për ndonjë projekt pune. Gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Image

(Kosova Sot Online)