Morena sjell poza me qenin nga vetura

  • A.P /
  • 07 February 2021 - 17:42
Morena sjell poza me qenin nga vetura

Këngëtarja dhe njëherësh modelja, Morena Taraku, është shumë aktive në rrjete sociale.

Përpos kësaj, kohëve të fundit aktivitet të madh ka treguar edhe sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Ndërkohë, në një postim në Instagram, ajo ka sjellë poza atraktive derisa pozonte nga vetura superluksoze.

Image

Morena është parë e veshur në të kaltër, ndërsa mori poza tërheqëse duke pasur qenushin e saj në krah.

“Unë dhe miku im i ngushtë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Kësaj radhe ajo u shfaq më ndryshe, pasi flokëve brune u kishte shtuar edhe balluke, kurse për makijazh shkoi me ngjyra më të errëta.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme (e diel) ajo do të lansojë këngën e re, në bashkëpunim me Feron.  

(Kosova Sot Online)