Paris Hilton përlotet teksa kërkon mbikqyrje në konviktet shkollore

  • A.P /
  • 09 February 2021 - 18:47
Paris Hilton përlotet teksa kërkon mbikqyrje në konviktet shkollore

Paris Hilton shihej sot duke fshirë lotët teksa dëshmonte në favor të ligjit të ritjes së mbikqyrjes në konviktet e shkollave private në SHBA, duke dëshmuar për abuzimet që ka vuajtur vite më parë në shkollën e mesme rezidenciale Provo Canyon School.

Duke folur në komitetin juriduk të Senatit në Utah, për qendrat rezidenciale të të rinjve, Hilton kërkon dokumentim për masat kufizuese apo penalizuese ndaj studentëve.

39 vjeçarja Hilton, ka folur edhe më parë për abuzimet që ka vuajtur në një periudhë 11 mujore, në dokumentarin ‘This Is Paris’.

Masa u kalua unanimisht nga komisioni pas dëshmisë emocionale të Hilton dhe disa viktimave të tjera të abuzimeve.

“Unë jam Paris Hilton, jam një viktimë e abuzimi institucional dhe sot flas për llogari të qindra mijëra fëmijëve që mund të jenë duke vuajtur të njëjtin trajtim në institucionet e SHBA”, tha Hilton në dëshminë e saj.

Hilton është mbesa e Conrad Hilton, themeluesit të korporatës Hilton Hotel, dhe është dërguar në konvikt nga prindërit e saj të cilët tentonin të ndalonin stilin e saj rebel të jetesës dhe të festave në adoleshencë.

Në shkollën e saj, 12 muajt e trajtimit kushtuan $300,000, sipas mediave.

“Në 20 vjetët e fundit, kam kaluar makthe ku merrem peng në mes të natës nga dy të panjohur, kontrollohem në trup dhe mbyllem në një dhomë. Dëshiroja t’ju thoja se ky makth është vetëm një endër por në fakt nuk është”.

Hilton thotë se stafi e detyronin atë të pinte tableta të panjohura, të bënte dush para tyre dhe e dënonin me izolim në dhomë, pa rroba.

“Pa një diagnozë, detyrohesha të pija mjekime që më bënin të ndjehesha e mpirë dhe e ezauruar. Nuk kam thithur ajër të pastër e nuk kam par dritën e diellit për 11 muaj. Privatësia ishte zero, sa herë që shkoja në banjë apo bëja dush isha e monitoruar”, akuzon Hilton.

“Isha 16 vjeçe dhe ndjeja sytë shpues që shikonin trupin tim të zhveshur. Isha vetëm një fëmijë dhe ndjehesha e abuzuar çdo ditë”.

Image

Hilton shton se fëmijë të tjerë në shkollën Provo Canyon School lidheshin, përplaseshin në mure, dhunoheshin apo abuzoheshin seksualisht gati çdo ditë.

Në një prej rasteve, ajo tregon sesi një anëtare e stafit i mburrej nxënësve të tjera se “ajo kishte ‘thyer’ Paris Hilton.”

“Kjo grua punonte në shkollë prej 20 vjetësh. Ata e pushuan vetëm në tetor, pas shfaqjes së dokumetarit”, shtoi Hilton.

Provo Canyon School është hapur në 1971 dhe tashmë ka një drejtim të ri. Ata thanë se nuk mund të komentojnë ato që kanë ndodhur para ndryshimeve, duke përfshirë dhe kohën kur Hilton ka qenë nxënëse.

(Kosova Sot Online)