Gigi duket për mrekulli në paraqitjen e fundit

  • A.P /
  • 10 February 2021 - 16:57
Gigi duket për mrekulli në paraqitjen e fundit

Gigi Hadid është emër shumë aktiv në rrjete sociale ditët e fundit, teksa ndan pjesë nga puna e saj si modele.

Në fotografitë e fundit, ajo zbuloi pak nga fotosesioni që e realizoi për “Maybelline”, teksa shfaqet e veshur në të bardha duke pozuar në një dritare.

“Kthehem tek mëngjeset e hershme në Nju Jork”, ka shkruar ndër të tjera Gigi, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit.

Gigi Hadid dhe partneri i saj Zayn Malik vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë, modelja solli në jetë një vajzë që e pagëzoi Khai. 

Pak kohë pas lindjes së vajzës, Gigi vendosi menjëherë t’i kthehet punës, teksa ka realizuar fotosesione të ndryshme për brende e revista të njohura.

Image

(Kosova Sot Online)