Rita Ora përjashtohet nga programi i njohur, kjo është arsyeja

  • G.G /
  • 11 February 2021 - 09:58
Rita Ora përjashtohet nga programi i njohur, kjo është arsyeja

Rita Ora është përjashtuar nga programi i njohur “The masked Dancer”

Mediat e huaja kanë raportuar se këngëtarja do të zëvendësohet nga valltarja e njohur Oti Mabuse.

Arsyeja e largimit të artistes së njohur është skandali i saj me Covid-19 në ditëlindjen e 30-të  e cila kishte organizuar një festë.

Në kohën kur Rita, organizoi festën ishte e ndaluar grumbullimi më shumë se 10 persona.

Image

Sipas një burimi për “The sun”, ka kohë që Rita është larguar nga programi emisionet e fundit kanë qenë të regjistruara sepse ajo është larguar menjëherë pas thyerjes së rregullave për ditëlindjen e 30-të.

Oti, 30 vjeç, mund të provojë zëvendësimin perfekt të shfaqjes, për tu transmetuar në pranverë. “Me përvojën e saj të kërcimit dhe popullaritetin e saj tek audiencat, ajo do të ishte perfektë për “The Masked Dancer”. “Të gjithë shpresojnë shumë që ajo të nënshkruajë”, shtoi burimi.

Image

Ndryshe, Rita Ora nesër do të publikoi projektin e ri në të cilin do të shfaqet me veshje kombëtare në njërën nga sekuencat e klipit.

Image

(Kosova Sot Online)