Cardi B vajza e saj dy vjeçare ia bëri make up-in

  • A.P /
  • 11 February 2021 - 18:41
Cardi B  vajza e saj dy vjeçare ia bëri make up-in

Fytyra e këngëtares dukej një rrëmujë e madhe pasi vajza përdori produktet kozmetike në sy dhe më pas kudo në fytyrë.

Vajza dy-vjeçare, Kulture Kiari Cephus pa dyshim që ka parë nënën e saj super yll duke aplikuar make up-in e saj dhe bëri përpjekjen e saj.

28-vjeçarja u tregua shumë e duruar, duke mos e penguar në asnjë moment vajzën e saj. Cardi B ndau videot në profilin e  saj në Instagram dhe shkaktoi të qeshura te ndjekësit.

Kulture nuk përdori furçë dhe aplikoi produktet me gishtat e saj të vegjël. “A dukem bukur?” pyet Cardi vajzë teksa sheh veten në kamerën e celularit.

Cardi e ka lënë dhe më parë vajzën e saj t’i bëjë grimin  grimin më parë dhe po ashtu ka postuar videon në Instagram. Kulture bëri një punë mjaft të mirë me aplikimin e një toni gri për sytë. Ajo përdori një furçë, kështu që procesi i aplikimit ishte shumë më i pastër.

Image


(Kosova Sot Online)