Motrat Kardashian 'flakë' për Shën Valentin
Për festën e të dashuruarve ato kanë nxjerr në treg markën e re të të brendshmeve dhe bikinit.
Në të kuqe seksi Kim Kardashian ka ditur si t’i surprizojë fansat, ndërsa e vogla e familjes Kylie Jenner me anë të rrjeteve sociale u paraqit shumë joshëse, teksa mbante të veshur të brendshme me rripa të hollë.
Në ketë fotosesion i’a vlen të përmendet edhe Kendall Jenner modelja shumë e njohur e cila me format e saj të trupit dukej mjaft tërheqëse.
Të brendshmet seksi janë pjesë e koleksionit SKIMS që Kim Karadashian e krijoi në vitin 2018 nga ku më pas do të shndërrohej në një brand ndërkombëtar.
Koleksioni i ri vjen në disa ngjyra të ndryshme si e zezë, rozë, të bardhë të krijuara për te gjithë llojet e trupit.
(Kosova Sot Online)