Paris Hilton feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 13:05
Paris Hilton feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbush modelja

Dj, aktore, modele, përcaktuese trendesh, influencuese me 14 milion ndjekës, trashëgimtare me famë botërore .

Paris Hilton sot feston 40 vjetorin e saj me një të kaluar plot aventura dhe kthesa. 

Ajo lindi në New York më 17 shkurt 1981 dhe është stërmbesa e Conrad Hilton, themeluesit të zinxhirit të famshëm të hoteleve luksoze. 

Jeta e saj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, njëherë për historitë e thashethemeve, tani për ato gjyqësore. 

Ajo nisi rrugën e saj si modele dhe hapi rrugën e influencuesve, eci në pasarelat më prestigjioze dhe u hodh në botën e muzikës, gjithmonë me stilin e saj të çuditshëm.

Me rastin e ditëlindjes së saj modelja ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një video me foto që nga fëmijëria e saj.

Komentet që e uronin Paris ishin të shumta. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

(Kosova Sot Online)