Të gjithë sytë tek Rita, ky ‘look’ merr vëmendjen e australianëve

  • E.K /
  • 17 February 2021 - 14:10
Të gjithë sytë tek Rita, ky ‘look’ merr vëmendjen e australianëve

Rita Ora u zhvendos në Australi për dy javë pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Londër, megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë ‘look-u’ elegant i këngëtares. Rita u izolua me motrën e saj Elena dhe mësohet se bashkë kanë qëndruar në hotelin me 5 yje, “Pitt Street hotel”, i cili është më i madhi në Australi.

Ky vendim i Ritës për t’u shkëputur erdhi pas ngjarjes në Britaninë e madhe ku u quajt “egoiste” për shkak një feste të organizuar për 30 vjetorin e saj.

Pas ngjarjes, Ora kërkoi ndjesë publike dhe pagoi gjobën prej 10 mijë £ për policinë.

(Kosova Sot Online)