Kendall Jenner zyrtarizon lidhjen e re

  • A.P /
  • 17 February 2021 - 16:06
Kendall Jenner zyrtarizon lidhjen e re

Modelja është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën private, ndryshe nga motrat e saj Kardashian-Jenner

Shën Valentini ka kaluar në mënyrën më të mirë për modelen e njohur Kendall Jenner. Në një postim në Instagram ajo i ka treguar fansave së po përjeton dashurinë më të madhe me basketbollistin Devin Booker.

Ylli i familjes Kardashian publikoi disa fotografi teksa shkëmbente puthje dhe përqafime me lojtarin e njohur të NBA-së.

Ndryshe nga të motrat, Kendall ka qenë shumë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private. Gjithmonë është kujdesur që të anashkalojë papracët. Sipas The Mirror burime pranë çiftit kanë thënë se sekreti duket se është fakti që të dashuruarit po i marrin gjërat shtruar.
Në shumë intervista modelja është shprehur se modelimi mbetet ndër dashuritë e para të daj dhe nuk do ta linte pas për asgjë.

Në gushtin e 2020-ës, “Us Weekly” bëri të ditur se Jenner dhe Booker ishin parë bashkë në pushime por atëherë nuk kishin asgjë seriozisht me njëri-tjetrin. Kendall Jenner në të kaluarën ka qenë në lidhje romantike me dy lojtarë tjerë të NBA, Blake Griffin dhe Ben Simmons.

Image

(Kosova Sot Online)