“A po fejohemi?”, Robert Berisha kërkesë Adriana Matoshit

  • G.G /
  • 22 February 2021 - 16:55
“A po fejohemi?”, Robert Berisha kërkesë Adriana Matoshit

Aktorja shqiptare, Adriana Matoshi, kohët e fundit ka qenë shumë e përfolur në mediat rozë, jo vetëm përsa i përket sukseseve të saja në karrierë, por edhe për marrëdhënien e saj të dashurisë me futbollistin me ngjyrë, Keith Groeneveld, të cilët kanë një diferencë të madhë në moshë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, me të cilët ndan informacione nga jeta dhe karriera profesionale.

Së fundmi, në një postim të saj në rrjetin social Instagram, Matoshi ka publikuar një fotografi, ku shfaqet  mjaft tërheqëse. Fotoja mori mjaft pëlqime dhe komente, ku vihet re ai i këngëtarit, Robert Berisha, i cili i kërkon asaj të fejohet me të.

“Më fal, a po fejohemi”, ka komentuar Berisha në foton e aktores.

Dyshja janë miq të afërt, gjë e cila na lë të mendojmë se nga ana e Robertit kjo ishte vetëm një shaka.

Adriana Matoshi është një prej aktoreve kosovare më të njohura dhe shumë të suksesshme.

Ajo njihet për role në filma e seri të zhanreve të ndryshme duke u veçuar talenti i saj në filmat komedi.

Kujtojmë se Matoshi u shpall aktorja më e mirë  në festivalin e Francës. Ndërkaq, në maj të vitit 2018, Matoshi ishte shpërblyer me çmimin aktorja më e mirë në “South East European Film Festival”, që është mbajtur në Berlin të Gjermanisë. Këtë çmim e fitoi me rolin e saj në filmin “Unwanted” me regji të Edon Rizvanollit.

(Kosova Sot Online)