Çfarë prekë Rihana, me sa duket shndërrohet në pasuri!

  • A.P /
  • 23 February 2021 - 19:33
Çfarë prekë Rihana, me sa duket shndërrohet në pasuri!

“Savage x fenty” kap vlerën e 1 miliardë Dollarëve në bursë

Çfarë prek Rihana, me sa duket shndërrohet në pasuri. Marka e saj e të brendshmeve “Savixh Eks Fenti” arriti në bursa një vlerë marramendëse prej 1 miliardë dollarësh. Lajmin e madh e mori javën e kaluar, pikërisht në javën kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 33-të.

Firma e saj e të brendshmeve ka shënuar një rritje me hapa gjigantë. Vitin e kaluar të ardhurat e markës së saj pësuan një rritje me 200%, falë edhe shtimit të kontratave të klientëve VIP.

Ajo ka përzgjedhur edhe një mënyrë të veçantë të ekspozimit të produkteve të saj, “Sfilatë me video-klipe muzikore” ku kanë performuar edhe yje të showbizit.

Nga 2019-a, ylli amerikan i muzikës Ar end Bi renditet mes këngëtarëve më të pasur të botës në listën Forbes me të ardhura vjetore 600 milionë dollarë.

Image

(Kosova Sot Online)