Jennifer Lopez bën fotosesion për martesë

  • G.G /
  • 24 February 2021 - 13:29
Jennifer Lopez bën fotosesion për martesë

JLo ka zbuluar pak nga seti i ri fotografik.

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka publikuar disa fotografi, të realizuara gjatë setit për dasmë, por nuk preferoi të zbulonte shumë detaje.

Ajo postoi fillimisht fotografi të disa luleve, të cilat do ta zbukuronin ambientin ku do të fotografohet këngëtarja.

Më pastaj, ajo solli një foto, ku shfaqet e veshur me fustan nusërie, në të cilin dukej mahnitëse si çdo herë dhe kishte kapur flokët lart.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kishin planifikuar që të martohen vitin e kaluar, por pandemia ua prishi planet.

(Kosova Sot Online)