Reperi shqiptar i cili po argëton publikun amerikan

  • 07 March 2021 - 09:13
Reperi shqiptar i cili po argëton publikun amerikan

Publiku amerikan është duke njohur një talent tjetër në fushën e RAP muzikës.


Donat Halimi i njohur si Euro_money, është i lindur në Prishtinë dhe në moshën 3 vjeqare, u shpërngul me familjen e tij nga Kosova për të vazhduar të jetojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe tani është duke mahnitur publikun amerikan me muzikën e tij.


Si shumë moshatarë të tij, edhe Donat Halimi filloi të merret me muzikë qysh në moshë të re. Me muzikën e reperit tashmë të njohur sidomos për publikun amerikan i cili me muzikën e tij ka depërtuar në show bizin amerikan, ai ka fituar famë të madhe dhe muzika e tij nëpër lokale dhe klube nate në Amerikë po pëlqehet nga shumica e dëgjuesve dhe adhuruesit e muzikës RAP.


“Në qytetin tim me njohin, kam imazh, sepse krejt njerëzit po kënaqen në klube me këngët e mia, po ka shumë energji. E kam një trend timin, e kam stilin tim që nuk e kopjoj askend, vet i shkruaj tekstet, vet i bëj këngët”  tha reperi në një intervistë.


Donat Halimi ka porositur të rinjtë që e pëlqejnë muzikën dhe që kanë talent, të mos dorëzohen kurrë, dhe të punojnë pa ndalur sepse suksesin e kanë të garantuar.
Halimin mund ta gjeni edhe në rrjetet sociale.

https://www.instagram.com/euro_money/?hl=en

(Kosova Sot Online)