Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ende bashkë? Zbulohet e vërteta

  • G.G /
  • 13 March 2021 - 18:35
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ende bashkë? Zbulohet e vërteta

Ditët e fundit , në rrjet është aluduar se historia e dashurisë së Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ka marrë fund.

Mirëpo, së fundmi është mësuar se dyshja nuk janë zyrtarisht të ndarë.

Prestigjozia “People” raporton se burime pranë çiftit janë shprehur se ata “janë duke punuar në çift me disa gjëra.”

“Ata nuk janë zyrtarisht të ndarë. Kanë diskutuar rreth një ndarjeje të mundshme, por janë akoma bashkë. Kanë kaluar një periudhë të vështirë, por janë s’janë ndarë”, kanë thënë burime për “People”.

Po i njëjti burim tregoi se dyshimet në lidhje me Madison LeCroy-flirtin e mundshëm të Alex-it- nuk ka lidhje aspak me problemet që dyshja kanë, duke shtuar se distanca është një faktor negativ për marrëdhënien e tyre.

“Ajo po punon në Republikën Domenikane kurse ai është në Miami prandaj e kanë paksa të vështirë ta shohin njëri- tjetrin edhe për shkak të pandemisë. Gjithsesi ata do të përpiqen të qëndrojnë bashkë”, tha burimi.

Kujtojmë se gjatë muajit janar në media u bë publik një skandal, sipas së cilit Alex kishte tradhtar Jennifer me Madison LeCroy, pjesë e një reality-show. Në epidosin e fundit të shoë-t, LeCroy u akuzua nga disa pjesëmarrës të tjerë se ka fjetur me ish-anëtarë të martuar të Major League Baseball, e sipas burimeve, një person i mundshëm është pikërisht Rodriguez. Mirëpo Madison më vonë i hodhi poshtë këto aludime, duke u shprehur se ajo dhe Alex kanë komunikuar vetëm përmes celularit dhe se nuk ka pasur kurrë kontakt fizik mes tyre.

(Kosova Sot Online)