Noizy dhe Stresi bëjnë më në fund paqe!

  • A.P /
  • 14 March 2021 - 17:31
Noizy dhe Stresi bëjnë më në fund paqe!

Të shumta janë diss-et e thumbimet që Noizy dhe Stresi kanë bërë prej kohësh për njëri-tjetrin dhe të gjithë e dimë se ata kanë qenë kundërshtarë ‘të përbetuar’.

Madje, herë pas here djemtë e të dy grupeve kanë pasur edhe përplasje fizike me njëri-tjetrin, por ndonjëherë është mirë që gjërat t’ia lësh të shkuarës.

Kështu kanë bërë edhe dy reperët shqiptarë, me këngët e të cilëve të gjithë jemi rritur.

Stresi dhe Noizy kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin!

Në videot e tyre live në Instagram, Stresi ka vlerësuar për të disatën herë Noizy-n, ndërsa ky i fundit ka treguar më vonë se pasi ka biseduar me djemtë e tij, kanë vendosur ta falin Stresin.

Kjo ishte një ngjarje e papritur për fansat e të dyja palëve, të cilët deri tashmë përfshiheshin në “përleshje” online me njëri-tjetrin.

Ky ishte edhe një mesazh i mirë nga dy repert për rininë shqiptare, duke qenë se janë shembuj që ndiqen në masë në vendin tonë. 

Ndonjëherë , falja është më e mirë se hakmarrja dhe ky ishte rasti më i mirë që e vërtetoi këtë!

Kësaj here, “lufta” e gjatë mes Noizy-t dhe Stresit mori vërtetë fund!

(Kosova Sot Online)