Britney Spears habit me deklaratën e saj të papritur

  • A.P /
  • 21 March 2021 - 10:02
 Britney Spears habit me deklaratën e saj të papritur

Britney Spears prej kohësh është e shkëputur nga muzika, pavarësisht se fansat vazhdojnë ende ta duan njësoj si ditën e parë. Madje duket se ajo ka një fanse shumë të madhe, që po i kërkon me këmbëngulje të këndojë sërish. Këngëtarja ka zbuluar së fundmi se nëna e saj i është përgjëruar që të nisë të këndojë, ashtu siç të gjithë dëshirojmë.

Britney ka ndarë në rrjete sociale një video të saj duke performuar këngën e saj, “You got it all”. Përkrah videos ajo ka shkruar se tashmë e ka harruar edhe vetë se mund të këndojë dhe zbuloi se e ëma Lynne i dërgoi pamjet në fjalë.

“Mami më dërgoi këtë dhe më kujtoi që mund të këndoj! Më tha: ‘Ti nuk këndon më… duhet ta bësh sërish’. Në fakt nuk e kam parë kurrë këtë performancë. Është një nga udhëtimet e mia të para vetëm, më kujtohet vetëm që thosha ‘Wow Singapori’”, ka shkruar Britney përkrah videos.

(Kosova Sot Online)